Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla është ndalur sot në Mallakastër në një takim me vajza dhe gra ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie Qerim Ismailaj ku vijuan fushatën e mbjelljes së pemëve, motoja e zgjedhjeve të 14 majit për Partinë Socialiste.

 

Balla është shprehur se Mallakastra dhe Ballshi duhet që votën e tyre ta orientojnë drejt së ardhmes dhe jo të kthehen nga e shkuara ku Saliu dhe Iliri e privatizuan rafinerinë e Ballshit pa ditur askush se sa u shit dhe sa para hynë në arkat e shtetit për privatizimin e një prej pasurive më të mëdha kombëtare sikurse ishte rafineria e Ballshit, por kjo çështje tashmë i takon drejtësisë.

 

Balla u bëri thirrje çdo vajze, çdo gruaje, çdo qytetari që të votojnë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën duke ecur përpara, pa e kthyer më kokën pas.

 

“Që prej vitit 2012 kam denoncuar dhe vazhdoj të denoncoj atë që bëri Sali Berisha dhe Ilir Meta me Ballshin dhe me rafinerinë. E privatizuan rafinerinë pa ditur askush se sa u shit dhe sa para hynë në arkat e shtetit për privatizimin e një prej pasurive më të mëdha kombëtare sikurse ishte rafineria e Ballshit, por kjo çështje tashmë i takon drejtësisë dhe ndaj unë i bëj thirrje çdo vajze, çdo gruaje që ne na duhet të vazhdojmë përpara me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Nuk duhet të kthehemi mbrapa as te Saliu as te Ilir Meta, këra të dy i kanë hyrë në hak Ballshit përfshirë edhe kandidatin që në vitet 2015-2019 ishte kryetar bashkie i Saliut në Mallakastër dhe që me përjashtim të investimit të godinës së bashkisë nuk bëri asnjë punë për qytetin. Kush voton për Partinë Socialiste tregon se e do Mallakastrën, kush e shet votën tek kandidati i vulës së pa vulë nuk e do Mallakastrën”.

 

Gjithashtu Balla theksoi se mbështetja e drejtpërdrejtë që qeveria dha për naftëtarët pas mbylljes së rafinerisë tregon edhe njëherë mbështetjen që Partia Socialiste ka treguar ndaj naftëtarëve.

 

“Mallakastra e ka të lidhur jetën me rafinerinë dhe u desh që të vinte Partia Sociliste që punonjësit e naftës të mernin statusin dhe falë kësaj ndërhyrjeje ligjore të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste mosha e pensionit për gratë naftëtare është 10 vite më e vogël sesa mosha e pensionit normal dhe unë jam shumë krenar që e kam votuar këtë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Mbështetja e drejtpërdrejtë që qeveria dha për naftëtarët pas mbylljes së rafinerisë, si dhe rritja e pagës minimale ku çdo naftëtar që është ende pa punë në Ballsh prej fillimit të prillit mer 400 mijë lek të vjetra si ndihmë apo si asistencë. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi që ta orientojmë Ballshin drejt tregut të punës në mënyrë që punesimi të mbetet një prej objektivave tona themelore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *