Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Lushnja është shprehur se partia që ka humbur vulën e di mjaft mirë që zgjedhjet e 14 majit nuk i fiton, pasi kur vjen fjala për të bërë punë ata zgjedhin Partinë Socialiste, ndërsa kur vjen fjala për llafe dihet.

 

Balla thekson se Saliu e di shumë mirë që është prova e gjallë e korrupsionit madhor dhe minimit të demokracisë.

 

“Kundërshtarët tanë e dinë që janë të humbur më 14 Maj, qofshin me vulë, qofshin pa vulë apo të gjithë bashkë nën një kësulë. Por ne duhet të flasim çdo ditë me njerëzit, për çështjet që njerëzit presin zgjedhje nga ne. Njerëzit janë shumë të qartë. Kur vjen fjala për të bërë punë ata na zgjedhin ne. Kur vjen fjala për llafe dihet.I keni dëgjuar këta kundërshtarët tanë!?Saliu thotë s’ka prova për korrupsionin e tij madhor dhe për minimin e demokracisë, ndërkohë që ai vetë, sa herë shfaqet apo hap gojën, është prova e gjallë e korrupsionit madhor dhe minimit të demokracisë. Iliri thotë ato që ka thënë gjithmonë, me risinë që kur shkon në SPAK e rri tre orë për të dhënë më në fund hesap për korrupsionin madhor në aferën CEZ-DIA, del tek dera dhe thotë isha këtu për të denoncuar Rilindjen…

Tre javë kërkuan të dy pjesët e PD debat, njëra palë foltore e tjetra me vulë, duke u lëshuar si të dalë nga mendja se kush hedh më shumë baltë dhe tregon filmin më të frikshëm me mafien botërore, kombëtare, lokale dhe komunale. Dhe kur erdhi debati, u zhdukën dhe lanë sallën bosh”.

Deklaratat, Balla i beri gjate nje takimi me Asamblene e Zgjeruar te PS ne bashkine Lushnje ne kuader te procesit te organizimit per zgjedhjet lokale te 14 majit ku pritet te rikandidoje kryetarja aktuale e bashkise Eriselda Sefa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *