Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, njëkohësisht Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla është shprehur sot se drejtësia e re po funksionon dhe se llumi duhet pastruar njëherë e mirë.

 

Pyetjeve të gazetarëve për grabitjen e ndodhur në apartametin e Alda Klosit, Balla është shprehur se çështja i takon drejtësisë dhe se hetimet vijojnë.

 

Kur para 5 apo 6 viteve ne flisnim për drejtësinë e re që po lindte mbi gërmadhat e drejtësisë së vjetër mediat i shihnin me dyshim këto deklarata, por mendoj që kemi ardhur në një fazë të re të drejtësisë. Fakti që drejtësia po funksionon është lajm i mirë dhe llumi duhet pastruar. Tashmë kjo çështje është në duart e drejtësisë”.

 

Balla ka folur edhe për sesionin e ri parlamentar i cili nis javën e ardhshme ku ka theksuar se duhet të marrë fund historia e të bërit gjyq ndaj njëri-tjetrit dhe se çdo akuzë duhet çuar te organet e drejtësisë.

 

Te hënën fillojmë sesionin e ri parlamentar dhe apeli im është që historia që ne i bëjmë gjyqin njëri-tjetrit duhet të marrë fund. Ky është një standard që duhet respektuar nga të gjithë, çdo akuzë të çohet në Prokurori dhe pastaj është institucioni i ngarkuar nga ligji që bën hetimet”, tha Balla.

 

Këto deklarata Balla i bëri pas takimit me drejtuesit e PS në Fier, nga ku foli edhe zgjedhjet vendore të majit dhe këshillat bashkiakë.

 

Duhet të ndryshojë qasja përsa i përket funksionalitetit, transparencës, komunikimit dhe pjesëmarrjes së publikut në mbledhjet e Këshillit Bashkiak edhe pse Fieri ka patur nje standard ku mbledhjet kanë qenë të hapura, por na duhet një qasje e re, përfaqësuesit do të jenë të të gjitha fushave. Po vlerësohen të gjithë kandidatët edhe për kandidat të këshillit bashkiak, bazuar kjo në sondazhe e procese konsultimi, që nga anëtarësia dhe strukturat e PS por edhe me qytetarët për zgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë Partia Socialiste në bashkitë e qarkut Fier”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *