Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Armando Subashi kanë ndaluar në Cakran ku kanë zhvilluar njē bashkëbisedim me banorë.

 

Balla në fjalën e tij u ndal tek shqetësimi për ujin e pijshëm nga ku tha se asnjë familje nuk do mbetet pa ujin e pijshëm duke përmendur se ku ishte ky sistem ne 2013 me vetëm 8 orë ujë.

 

“Përsa i përket ujit të pijshëm dëgjoj shpesh të thuhet që këta akoma në 2022 meren me ujin e pijshëm. Po, sepse Partia Socialiste në 2013 ka ardhur në pushtet dhe e kemi gjetur Shqipërinë me një mesatare 8 orë ujë në ditë, kemi shkuar me 20 e mbyllim vitin 2022. E vërteta është që ne u fokusuam tek çështja e ujit të pijshëm dhe sot kemi krijuar një ndërmarrje më të madhe të administrimit e cila përmbledh Fierin, Mallakastrën, Pastosin edhe Roskovecin që na jep mundësinë që mos të lëmë asnjë familje në Cakran pa i shkuar uji i pijshëm. Dhe kjo do të ndodhi që në buxhetin e vitit 2023. Ne nuk bëjmë punë për fushatë, nuk dua unë që të bëjmë punë për fushatë, duam punë me cilësi për qytetarët”, tha Balla.

 

Balla gjithashtu vuri theksin te sistemi i pensioneve në vend dhe rritjen e tyre dy herë më shumë krahasuar me nivelin se ku e gjetën në 2013, të cilën e quajti një skemë të falimentuar.

 

“I gjetëm pensionet në vitin 2013 në ditën e tyre më të zezë, sepse skema e pensioneve kishte falimentuar, numri i kontribuesve po barazohej me numrin e përfituesve, dhe menjëherë pasi erdhëm në qeverisje shtuam menjëherë 300 kontribues të tjerë duke rritur koeifiçentin mes të punësuarve dhe pensionistëve. Dhe më lejoni t’ju them që sot në vitin 2022 në buxhetin e vitit 2023 qeveria shqiptare për buxhetin e pensioneve jep dy herë më shumë para sesa jepte në vitin 2013, por ka dhe një gjë tjetër, është rritur numri i pensionistëve, jemi mbi 654.000 shqiptar/re, në pension. Dhe ne sapo kemi miratuar aktin normativ ku çdo pensionist apo pensioniste ka marrë bonusin e vitit, që nuk është më një skemë që do apo s’do qeveria ta bëjë, por Edi Rama ka vendosur që kjo të jetë e përvitshme”, u shpreh Balla.

 

Po ashtu Balla nënvizoi edhe inflacionin e luftës si dhe ndihmën financiare qē qeveria miratoi pēr tu ardhur në ndihmë çdo familjeje shqiptare.

 

“Lufta po zhvillohet në Ukrainë, por bombat e luftës në një formë tjetër kanë rënë në familjet shqiptare, inflacioni i luftës i cili ka prekur çdo familje në Shqipëri dhe në Europë. Ka prekur çmimet e ushqimeve ndaj dhe qeveria miratoi menjëherë në Mars ndihmën financiare për familjet në nevojë, ndihmë për pensionistët. Të gjithë duhet të kuptojmë që kjo luftë nuk ka mbaruar por çdo ditë që vjen bëhet dhe më e vështirë. Subvencionimi i qeverisë në faturat e energjisë, ku qytetarët do paguanin katër herë më shumë nëse nuk kishte subvencionim, dhe kjo është forma më e drejtëpërdrejtë për të mos krijuar as dallime por për të qenë të gjithë të barabartë. Te fatura elektrike çdo qytetar mer ndihmën e drejtpërdrejtë nga qeveria shqiptare”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *