Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Washington në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bën me dije se do të zhvillojnë takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

 

“FORUMI PARLAMENTAR I INTELIGJENCËS DHE SIGURISË, ku po diskutohen disa prej cështjeve më të rëndësishme të politikave të sigurisë. Në krye të një delegacioni të Kuvendit të Shqipërisë startuam sot një vizitë në Kongresin e SHBA, përgjatë së cilës do të kemi takime edhe me kolegë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, duhet t’i konkretizojmë edhe në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë mes Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ky është edhe synimi kryesor i kësaj vizite”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *