Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u ndal në Fiershegan të Lushnjes, ku së bashku kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa panë nga afër serat e fermerit Alfred Hida, i cili kultivon prej vitesh domate, pomodorini dhe pjepër.

 

Balla gjatë bashkëbisedimit me fermerin është shprehur se ky vit ka qenë i mbarë për fermerët si në prodhim ashtu edhe tek përfimet që kanë marrë.

 

“Krahasuar me një vit më parë fermeri këtë vit përveç prodhimit më të madh ka patur edhe të tjera përfitime.Vlen të përmendim skemën e shpërndarjes së naftës falas për fermerët, e cila u ka ardhur në ndihmë fermerëve për nevojat e bujqësisë duke minimizuar kostot. Gjithashtu rritja e çmimeve ka bërë që fermerët këtë vit të kenë 33% më shumë të ardhura krahasuar kjo me një vit më parë”, theksoi Balla.

 

Balla shtoi se produktet e Myzeqesë shkojnë për furnizimin e tregut vendas dhe një pjesë e madhe për eksport.

Leave a Reply

Your email address will not be published.