Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë qenë sot në Fiershegan ku kanë parë nga afër një pikë të grumbullimit të grurit.

Balla në fjalën e tij është shprehur se të mbjellat e grurit këtë vit kanë qenë të mbara, por ajo që duhet dhe është e rëndësishme është shtimi i pikave të grumbullimit.

“Është shumë e rëndësishme që të rrisim kapacitet magazinuese në mënyrë që mos ta shesim që në fillim por me një çmim të mirë. Ajo që na mungon është pikërisht fuqia magazinuese por në momentin që krijojmë fuqinë magazinuese e kemi arritur qëllimin e fermerëve”, u shpreh Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Rritja e prodhimit të grurit kërkon dhe shtimin e njësive të magazinimit të tij. Bashkë me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa ishim në pikën e grumbullimit të Ylli Dulit në Fiershegan, i cili ka nisur ndertimin e Sillozeve për depozitimin e grurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *