Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesën në panelin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore, një nga pesë panelet e ngritura nga PS në prag në punimeve të Kongresit.

Balla tha se PS është e gatshme të dëgjojë cdo kritike që I shërben përmirësimit të punës në funksion të bujqësisë dhe fermereve.

 

“Jemi të gatshëm sot të dëgjojmë cdo lloj kritike e shqetësimi të gatshëm që sheshi Nënë Tereza të jetë sheshi i debatit më të madh që mund të zhvillohet sot në Shqipëri për bujqësinë dhe për elementin e sigurisë ushqimore.”,

 

Balla shtoi se përkunder problemeve dhe shqetësimeve aktuale sektori bujqësor sot në rapoirt me 2013 kur PS erdhi në pushtet ka një transformim të madh.

 

“Të gjithë duhet të bëjmë llogari ku e nisëm në 2013 marrëdhenien e shtetit me bujqësinë e ku jemi sot. S’jemi atje ku kemi dashur të arrinim por s’ka krahasim me atë që e nisëm në 2013 ne në fund të këtij mandati të tretë duam të arrijmë me 1 miliardë dollarë eksporte. Jam shumë i sigurtë që do ia arrijmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *