Taulant Balla shprehet se PS synon që në mandatin e tretë të ulë numrin e deputetëve në Parlament.

Teksa ishte i ftuar këtë të enjte në “Zgjedhje 2021” në Vizion Plus, drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit mendon se zgjidhja më e mirë është që në Kuvend të ketë 101 deputetë.

“Gjatë mandatit tonë të ri do të shkojmë edhe me reforma të tjera. Ulja e numrit të anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë duhet të jetë një prej atyre. Në mandatin tonë të ri duhet të synojmë të ndryshojmë numrin e deputetëve. Nuk e ka të nevojshme Shqipëria që të ketë një Parlament me 140 deputetë. Unë mendoj 101 është idealja. Numri duhet të jetë gjithmonë tek.”

Nga ana tjetër, ai i ktheu përgjigje edhe deputetes Rudina Hajdari, e cila fliste për organizata kriminale në Elbasan. Deklaratat të tilla, Balla i quajti thashetheme, ndërsa i uroi që të arrijë një rezultat të mirë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *