Kreu i gupit parlamentar I PS, Taulan Balla deklaroi se në fund të korrikut do të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

 

Balla e bëri deklaratën nga foltorja e Kuvendit ku foli për rekomandimin e Komisioni Europian për hapjen pa kushte të negociatave për Shqipërinë.

 

“Nuk mund ta mbanim gjykaten kushtetuese me shejtanin brenda. Brenda këtij sesioni parlamentar ne fund te korrikut, vendi do kete Gjykatën Kushtetuese”

 

I ndalur tek raporti, Balla u shpreh optimist se vendi do t’I hap negociatat brenda vitit 2019 ndërsa nuk I kurseu akuzat për opozitën, që sipas tij, po minon këtë rrugëtim.

 

“Progres raporti i bazuar në fakte, ndonëse nuk i hapi negociatat vitin e kaluar, qeveria jonë vijoi punën. Progres raporti i publikuar dje, është raporti më i mirë që ka marrë vendi ynë. Shqipëria do i hapë negociatat brenda vitit 2019. Viti 2019 do mbahet mend për hapjen e bisedimeve dhe përpjekjet e opozitës për të minuar rrugën europiane. Progres raporti është objektiv, me shifra dhe jo me retorikë rruge. Raport inkurajon çdo institucion të vijojë përpjekjet. Arsyeja për se kundërshtarët e saj janë bërë bashkë është kundërshtia e kësaj reforme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *