E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla në Bruksel takon zv.presidentin e Grupit të Partive Popullore Kovatchev

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar në Bruksel një takim me zv. presidentin e Grupit te Partive Popullore Andrey Kovatchev.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Grupi i Partive Popullore Europiane (kristiandemokrat) është një mbështetës i fuqishëm i procesit të zgjerimit dhe perspektivës së qartë europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Reklamë

Sipas Ballës Samiti i Tiranës BE-Ballkani Perëndimor i dha një momentum të ri kësaj perspektive.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Bruksel????????????Grupi i Partive Popullore Europiane (kristiandemokrat) është një mbështetës i fuqishëm i procesit të zgjerimit dhe perspektivës së qartë europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Samiti i Tiranës BE-Ballkani Perëndimor i dha një momentum të ri kësaj perspektive. Gjithmonë të frytshme takimet në Parlamentin Europian me një ndër drejtuesit kryesorë të EPP Group in the European Parliament Андрей Ковачев/Andrey Kovatchev Anëtar i Parlamentit Europian dhe Zëdhënës i Grupit të Partive Popullore Europiane për Zgjerimin. Gjithashtu mirënjohje për mbështetjen si President i Bordit të ACES, ku Tirana pritet të zgjidhet Qyteti Europian i Sportit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë