Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë inspektuar sot punimet që po kryhen për rehabilitimin e stadiumit “Roza Haxhiu”.

 

Balla shprehet se shtrimi me tapet në fushën para stadiumit “Roza Haxhiu”, është pjesë e projektit për modernizimin e terreneve sportive në këtë qytet.

 

Sipas Ballës puna do vijojë pa ndërprerje deri në modernizimin e plotë të stadiumit të Lushnjes.

 

“Me kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa pamë nga afër punën që po kryhet për shtrimin e tapetit në fushën para stadiumit “Roza Haxhiu”, pjesë e projektit për modernizimin e terreneve sportive në këtë qytet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *