E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Balla: Ndëshkim atyre që shpifin  

Personi me i sulmuar nga opozita, njëkohësisht dhe deputetit qe ka depozituar me shume padi per shpifje ne Gjykate, Taulant Balla, nga Librazhdi ka riperseritur krijimin e atij qe është pagëzuar si “Fondi i Edukimit” dhe qe pritet te mbledhë te ardhura nga padite e shpifjes.

 

“Shumë shpejt, përmes “Fondit të Edukimit” që do të krijojmë me të ardhura nga shpifësit do të ndërtojmë një kopsht për këtë lagje. Ka qenë një kërkesë prej shumë vitesh e banorëve dhe më në fund kemi një mundësi të artë për të gjetur fondin për kopshtin për fëmijët e kësaj lagjeje.”

 

Reklamë

Balla së bashku me kryetarin e Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra inspektuan punimet për përmirësimin e kushteve të jetesës së 65 familjeve në Librazhd.

 

Një projekt i Qeverisë Shqiptare, i cili bëri të mundur që këto familje tashmë të jetojnë në kushte normale.

Më shumë video

Reklamë