Subscribe

Taulant Balla do të kallëzojë penalisht për shpifje Sali Berishën. Kryetari i grupit parlamentare të socialistëve pretendon se nuk ekziston asnjë e vërtetë në akuzat e Partisë Demokratike se është i  përfshirë në vrasjen e avokatit Ravik Gurra në 2019 në Elbasan.

 

Në atë kohë ai ishte drejtuesi politik i këtij qarku.

 

TAULANT BALLA

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Unë jam i sigurt se s’ka asnjë gjë, është zero çështje. Unë kam besim se drejtësia do t’i shkojë deri në fund, se kush ka përgjuar, se kë ka përgjuar, sesi është përgjuar, sesi kjo çështje u kthye pas gjashtë vitesh për konsum politik.

 

Po fjalën e fundit ia la drejtësisë edhe për Arben Ahmetaj. Pas publikimit të disa e-mail-eve, ku dyshohet se shpenzimet për ish numrin dy të qeverisë në disa hotele të Evropës janë paguar nga Klodian Zoto, një prej të kërkuarve nga drejtësia për çështjen e inceneratoreve, Balla tha se te drejtësia nuk duhet të ndërhyjë.

 

TAULANT BALLA

 

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR PS

 

Le të lejmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Çdo ndërhyrje, kushdo qoftë nuk i bën mirë drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *