Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta duke theksuar se ai nuk ka gjë në dorë dhe se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

 

Ndër të tjera në reagimin e tij Balla është shprehur se Rezoluta e Parlamentit për presidentin do i bëhet me dije ditën e enjte.

 

“Dëgjova nga Presidenti Meta që ka qenë i sëmurë në këtë periudhë dhe nuk dëgjon mirë! I uroj në emër të Grupit Parlamentar shërim të shpejtë dhe meqë nuk dëgjon mirë po i’a shkruaj si Kryetar i Grupit: Zoti President ju nuk keni asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve të dekretuar prej Jush. ZGJEDHJET DO TE MBAHEN MË 30 QERSHOR, në respekt të plotë të dekretit të nxjerrë prej Jush në respekt të detyrimit kushtetues që keni. Ndërsa ç’dekreti Juaj është një lajthitje antikushtetuese, që meriton të gjithë vëmendjen e Parlamentit, të cilën do ta keni të plotë të enjten, ku do të miratojmë edhe Rezolutën përkatëse lidhur me lajthitjen në fjalë. Të shkuara edhe njëherë Zoti President”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *