Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla takoi sot ambasadoren Yuri Kim, ndërsa vuri theksin te bashkëpunimi me SHBA-të, që sipas tij është në një nivel të shkëlqyer në dobi të  zhvillimeve demokratike dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, numri dy i socialistëve tha se mbështetja e SHBA-ve duhet të shoqërohet me investime të drejtpërdrejta në sektorët strategjikë e ata prioritarë të ekonomisë shqiptare.

 

“SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit. Realizimi i këtij synimi duhet të jetë një prioritet thelbësor, i dorës së parë në marrëdhëniet tona me Shtet e Bashkuara të Amerikës. Numri i bizneseve amerikane, apo me kapital të përbashkët shqiptaro-amerikan, është ende shumë i vogël krahasuar me mundësitë dhe ofertën tërheqëse të Shqipërisë për sipërmarjen amerikane.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *