E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Kushtetuesen e çojmë në Venecia, thellojmë hetimin ndaj Metës

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do t’i drejtohet Venecias për të marrë një opinion në lidhje me ngërçin e krijuar në Kushtetuese.

 

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, Balla njoftoi gjithashtu se Kuvendi ka marrë iniciativën për të zgjeruar hetimin për shkeljet kushtetuese të presidentit Meta.

 

“Kemi marrë iniciativën për të zgjeruar hetimin për shkeljet kushtetuese të presidentit Meta. Do t’i drejtohemi Komisionit të Venecias për ngërçin që është krijuar për Gjykatën Kushtetuese. Kemi besim se Komisioni i Venecias do të japë opinione objektive lidhur me këtë çështje. Nuk komentojmë vendimet e KPK dhe KPA, pasi ato janë vendime të autoriteteve kushtetues. Politikanët duhet të heshtin sa herë që vettingu pastron drejtësinë nga elementët që kanë lidhje me krimin. Më mirë një Gj.Kushtetuese me 4 anëtarë, se sa gjithmonë  me shejtanin brenda. Do ishte qesharake që Besnik Muçi të qëndronte ende në Gjykatën Kushtetuese.”

 

Përmes kësaj deklarate, PS ka shkuar në të njëjtën linjë me ambasadën amerikane në Tiranë, e cila më herët sugjeroi që palët të kërkojnë opinionin e Venecias në lidhje me çështjen e Kushtetueses.

Vazhdo të lexosh

Reklamë