Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kundërshtuar kërkesën e Enkelejd Alibeaj, i cili nuk pranoi që në rënd të ditës të Konferencës së Kryetarëve që të jetë edhe çështja e presidentit.

 

Balla tha se duhet të vijohet me rendin e ditës, që përfshin edhe këtë çështje.

 

“Nuk ka një taktikë të tillë në Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Ajo që ka rastisur është që përveç rendit të ditës së përcaktuar, është bërë dhe një urdhër nga kryetarja e Kuvendit për të përfshirë në mbledhjen e kaluar si sot një javë, për përfshirjen e raundit të radhës për zgjedhjen e presidentit. Kjo nuk do të thotë se duke qenë se rendi i ditës është ekskluzivitet i kryetares së Kuvendit. në rast se një anëtar i konferencës së kryetarëve s’ka dëshirë që të marrë pjesë në diskutim, këtë se zgjidh konferenca. Është vendim i gjithsecilit. ndaj mendoj që të vazhdojmë me rendin e ditës. Duke qenë se e kemi vendosur një praktikë që duhet t’i qëndrojmë për përcaktimin e seancës plenare, ku të kemi dhe mediat. S’do të ishte e udhës që të nxjerrim jashtë mediat dhe më pas t’i thërrasim prapë. Jam kundër kërkesës së Alibeajt. I kërkoj Konferencës së Kryetarëve që të vazhdoj me rendin e ditës, që ka disponuar autorizimin nënkryetares së Kuvendit, Felaj.”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *