Subscribe

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili drejton fushatën elektorale per qarkun e Elbasanit i është kundërpërgjigjur akuzave te artikuluara nga Monika Kryemadhi, e cila drejton fushatën e LSI ne këtë qark. Balla ka ironizuar Kryemadhin se po bën opozitën jo vetëm ndaj Partisë Socialiste, por edhe ndaj partisë se saj.

 

“Se di çdo beje opozita ne qarqet e tjera po ne Elbasan ajo ka filluar fushatën! Do thoni ju qe mikja ime Monika nuk është opozite! Po e keni gabim, sepse Monika ben opozite edhe per dikasteret apo agjencitë qe janë përgjegjësi e partisë se saj ne qeveri. Ja për shembull, shkon ne Shushice e thotë s’është bere asgjë per bujqësinë, ndërkohë qe partneri ynë ka edhe Ministrinë edhe Agjencinë e Pagesave për Fermerët. Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa uje, ndërkohë qe Drejtorinë e Ujësjellësit për ate zone e ka nje figure e partisë se Monikes. Kështu qe mos i’a qani hallin opozitës, te paktën per Elbasanit, se ne Elbasan opozita ka filluar fushatën.”

 

Nje dite me pare, deputetja e LSI Kryemadhi nga fshati Rrajcë i Përrenjasit, vuri ne dukje mungesën e ujit dhe rrugëve ne kete zone, duke theksuar se politika është investuar tek pseudoreforma e ka lënë pas dore çështjet me te rëndësishme per njerëzit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *