Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e ka nisur detyrën me kritika fillimisht drejtuar në radhët e zyrtarëve të lartë, duke nisur që nga paraardhësi i tij. Për këtë të fundit, Balla ka bërë me dije se ka tre gjoba të papaguara për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

 

“Eshtë për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse”, shkruan Balla.

 

Balla thekson se zyrtarëve të lartë nuk iu tolerohen të tilla sjellje, përjashtuar rasteve emergjente për shkak të detyrës.

 

“Standarti i vendosur nga kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e Tiranës mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura”, shprehet ai.

 

Ministri i Brendshëm ka zhvilluar disa takime me strukturat e Policisë së Shtetit, të cilëve iu ka kërkuar të zbatojnë ligjin dhe të adresojnë problematikat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *