E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Balla konfirmon ‘non grata-n’ e Berishës: Komisioni Europian më në fund ka marrë vendimin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në seancen parlamentare se Komisioni Europian ka vendosur te marre vendim per shpalljen ‘non grata’ të kreut të PD, Sali Berisha.

 

Reklamë

Gjatë replikave në Kuvend, Balla u shpreh se Komisioni Europian ka marrë vendimin për të ndjekur shembullin e SHBA për të vendosur sanksione ndaj personave të përfshirë në korrupsion madhor.

 

 

Më ironi, Balla u shpreh se Berishës do t’i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz, ku ai banon.

 

“Në fjalën time sapo kam përshëndetur atë që do ndodhi, jam i sigurt. Komisioni Europian më në fund ka marrë vendimin që nën shembullin e Britanisë së Madhe, dhe SHBA të eci me sanksione për individë të përfshirë në korrupsion në nivele të lartë. Sikur ja kam thënë vetë Saliut ai do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz.”– tha Balla.

Më shumë video

Reklamë