Subscribe

Për garën e 14 majit, socialistët propozojnë një formë të re të qeverisjes vendore. Anëtarët e këshillave bashkiakë që me votën e tyre përcaktojnë zhvillimet e qyteteve të përfaqësojnë më së shumti intelektualët e profesioneve të ndryshme dhe më së pakti militantët.

 

Në intervistën për Vizion Plus, kryetari i grupit të socialistëve Taulant Balla thotë se nga janari i 2023 partia do të angazhohet në terren për të gjetur kandidatët e saj për këshilltarë bashkiakë.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTARE, PS

Do të bëjmë thirrje që edhe qytetarët e paangazhuar politikisht por që duan të kontribuojnë në parlamentet vendore të mund të shprehin interesin e tyre që këshillat bashkiakë mos te jenë thjesht dhe vetëm një formacion militantësh politikë. Këshilli nuk mund të jetë noteri i vendimeve të kryetarit të bashkisë.

 

Sa i vërtetë do të jetë ky proces do të vërtetohet kur PS të dorëzojë kandidatët e saj për këshilltarë bashkiakë. Fjalën e fundit për përzgjedhjen dhe renditjen në lista e kanë drejtuesit politikë të qarqeve.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTARE, PS

Përfaqësuesit më të mirë të asaj që quhet intelektualiteti i profesionistëve të jenë pjesë e këtij këshilli. Do të garantojmë që të paktën një e treta e listës të jenë të rinj. Djem dhe vajza të shkolluar mirë.

 

Nëse për këshilltarët bashkiakë, socialistët po kërkojnë t’i japin një fytyrë të re përfaqësimit të tyre në qeveritë vendore, për kryebashkiakët do të ndiqet e njëjta filozofi.

 

Sondazhe për ata në detyrë dhe për kandidatët e mundshëm zëvendësues. Si çdo parti politike që vetëdeklarohet fituese, një nga objektivat e PS për 14 majin është Shkodra.

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTARE, PS

 

Populli i Shkodrës t’i besojë për herë të parë qeverisjen vendore.

 

Kandidati me të cilin socialistët kërkojnë fitoren është vendosur.

 

 

TAULANT BALLA

KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTARE, PS

 

Kandidati ynë është një personalitet në fushën e mirëadministrimit dhe të planifikimit të investimeve. Kemi edhe emrin por le të jetë kolegia ime, drejtuesja politike e qarkut Shkodër, ta bëjë publike atje ku i ka hije, në Shkodër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *