Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se operacioni humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë në të gjithë vendin do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Që prej nisjes së pandemisë, në Bashkinë e Gramshit janë shpërndarë 2500 pako ushqimore, ndërsa mbi 1500 pako të tjera janë në procesin e fundit të përgatitjes.

Si pasojë e kushteve të vështira të pandemisë, Balla tha operacioni humanitar ishte i domosdoshëm.

“Edhe pse jemi në kushtet e një hapje totale duhet të kuptojmë se kujdesi për familjet shumë në nevojë do të vazhdojë. Unë shpresoj që kjo të jetë faza e fundit e një procesi që ka shkuar derë më derë, në ato dyer ku nevoja ka qenë e madhe. Ka qenë një operacion humanitar, i cili në kushtet e vështira të pandemisë, ishte i domosdoshëm sepse familjet në nevojë e kanë pasur të nevojshme furnizimin me ushqimet e bazë. Shqipëria reale është kjo e njerëzve të thjeshtë të cilët kanë nevojë për përkujdesje të përditshme dhe jo për debate të kota politike të cilat nuk duhet t’ua zënë vendin debatit bazë mbi sfidat kryesore të përballjes me këtë pandemi dhe me efektet negative që ajo krijoi. Procesi i rimëkëmbjes ekonomike duhet të jetë duhet baza e çdo diskutimi, e çdo debati lidhur me tejkalimin e kësaj situate të vështirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *