E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Balla iu përgjigjet akuzave: E njoh Edmond Begon

Pas akuzave te vazhdueshme te opozitës ndaj Taulant Balles se i ka ofruar mbrojtje Edmond Begos, biznesmenit te arrestuar pak dite me pare ne Greqi, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist. Balla pranoi përpara gazetareve se e njeh te arrestuarin për trafik te lendeve narkotike.

 

Por pavarësisht se Balla e pranoi njohjen me Begon, ai nuk dha asnjë detaj lidhur me rrethanat ne te cilat është takuar me te, duke i kërkuar dhe opozitës qe nëse kane fakte, t’i drejtohen prokurorisë.

 

Selia blu ka denoncuar prej disa ditësh se Edmond Begos qe ka aktivitet ne fushën e ndërtimit i është ofruar mbrojtje politike dhe ai ka vazhduar i pashqetesuar aktivitetin.

Më shumë video

Reklamë