E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Balla inspekton punimet për rikonstruksionin e ujësjellësit në Roskovec: I shërben mbi 3000 banorëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialaiste Taulan Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi pa nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm në Njësinë Administrative Strum.

 

Reklamë

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se projekti i ujësjellësit për fshatin Strum në Roskovec është një investim i qeverisë shqiptare dhe parashikon hapjen e një pusi të ri, ndërtimin e depos së re, shtrimin e linjave të reja të shpërndarjes së ujit e deri në vendosjen e matësave në çdo familje.

 

Sipas Ballës, pas përfundimit të këtij investimi banorët e zonës do të kenë ujë në ???? e tyre 24 orë dhe me cilësi të lartë.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Roskovec????Me kryetaren e Bashkisë Majlinda Bufi pamë nga afër punimet????që po kryhen për rikonstruksionin e rrjetit të furnizimit me ujë????të pijshëm????në Njësinë Administrative #Strum.

Projekti i ujësjellësit për fshatin #Strum, investim i qeverisë shqiptare parashikon hapjen e një pusi të ri, ndërtimin e depos së re, shtrimin e linjave të reja të shpërndarjes së ujit e deri në vendosjen e matësave në çdo familje.

Pas përfundimit të këtij investimi banorët e zonës do të kenë ujë në ???? e tyre 24 orë dhe me cilësi të lartë. Premtim i mbajtur

Vazhdo të lexosh

Reklamë