Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë parë nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e përroit të Lushnjes, një projekt shumë i rëndësishëm për këtë qytet.

 

Balla u shpreh se ky projekt është një arterie kryesore për Lushnjen për të shkuar nga jugu në veri si dhe theksoi se brenda 2023 ky projekt do të përfundojë.

 

Ky është një nga projektet më të rëndësishme për Lushnjen në gjithë këto vite, kjo ka qenë kërkesa e çdo banori të këtij qyteti. Ky investim do t’i japë qytetit një pamje krejt tjetër.

 

Askush nuk e ndal jo vetëm këtë projekt, por edhe projekte të tjera të vijimit të urbanizimit të Lushnjës. Projekti i urbanizimit, rivitalizimit të gjithë zonës për ku kalon përroi i Lushnjës është vetëm fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm të urbanizimit të këtij qyteti. E rëndësishme të theksoj se punimet do të pëfundojnë brenda 2023”, tha Balla.

 

Projetki për rehabilitimin e përroit përfshin punimet e pastrimit, prishje betoni ekzistuese, ndërtim skarpatash, mbjellje skarpate, ndërtim trotuari, korsi biçiklete nga një anë, ndërtimi i dy urave me konstruksion metalik si dhe dy rrugëve paralel me përroin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *