Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një iftar të shtruar në Librazhd me praninë e personalitetit të rëndësishëm të komunitetit mysliman shqiptar, Ylli Gurra.

 

Në iftar mernin pjesë dhe kandidati i PS per bashkinë, Mariglen Disha, dhe kandidati i opozitës, Shefki Çota.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se prej 17 vitesh është kthyer në një traditë të bukur shtrimi i Iftarit.

 

Balla gjithashtu ka falënderuar popullin e Librazhdit me një citat të shenjtë profetik nga Kurani që thotë se: “Ai i cili nuk e ka cilësinë e mirënjohjes dhe falënderimit të njerëzve, nuk e ka cilësinë e falënderimit të Zotit”. Ju jam gjithmonë mirënjohës dhe falënderues”, shkruan Balla.

 

“Librazhd, u mblodhëm si çdo vit me miq dhe besimtarë në një iftar së bashku me një mik të veçantë timin, një personalitet dhe teolog i rëndësishëm i besimit islam shqiptar Ylli Gurra. Prej 17 vitesh e kemi kthyer në një traditë të bukur këtë Iftar. Ndërsa mora fjalën, iu referova një citati të shenjtë profetik që thotë se “ai i cili nuk e ka cilësinë e mirënjohjes dhe falënderimit të njerëzve, nuk e ka cilësinë e falënderimit të Zotit”. Ju jam gjithmonë mirënjohës dhe falënderues popullit tim të Librazhdit”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *