Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në Washington

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat...

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërrohet...

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet e Perëndimit,...

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën drejtimin e...

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është bërë më...

Balla i përgjigjet PD: PS e ka përcaktuar vijën e kuqe, të gjithë të barabartë para ligjit

13 Gusht 14:02

Kreu i grupit parlamentar të  Partisë Socialiste, Taulant balla i është përgjigjur PD-së për akuzat ndaj kryebashkiakur  të Shkodrës, Valdrin Pjetrit, si i dënuar dhe dëbuar nga Italia.

 

Balla përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, shkruan se në raport me ligjin e me drejtësinë dhe padiskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislacionit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj.

 

Sipas Balles, akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, me një pretendim të bazuar në dokumenta joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori.

 

“I kemi ndjekur në vazhdim prononcimet e Partisë Demokratike, mbi pretendimin se Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë Shkodër, është subjekt i Ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Në raport me ligjin e me drejtësinë dhe padiskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislacionit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë.

Për Partinë Socialiste të gjithë janë të barabartë para ligjit, askush nuk është mbi ligjin dhe ligji është mbi çdo invidid dhe interes politik.

Pavarësisht opinionit tonë mbi qasjen destruktive dhe gjuhën baltosëse, që karakterizojnë sjelljen publike të Partisë Demokratike, ky rast konkret është një nga ato raste, kur politika duhet t’i referohet vetëm ligjit. E vërteta mbi këtë rast, s’mund të zgjidhet sipas preferencës apo interesit politik. Ajo duhet të zbardhet deri në fund përmes rrugës së përcaktuar qartësisht në ligj.

Ne e përshëndesim faktin se Prokuroria e Përgjithshme dhe Policia e Shtetit, janë vënë në lëvizje, duke kërkuar zyrtarisht informacionin përkatës pranë autoriteteve italiane, qysh në momentin e parë të shfaqjes së këtij pretendimi, lidhur me pastërtinë e figurës së Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri.

Për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë. Me këtë rast, hedhim poshtë me neveri akuzat lidhur me ndonjë marrje në dijeni, nga burime të ashtuquajtura “diplomatike” apo të çfarëdolloji tjetër, mbi pretendimin e Partisë Demokratike. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe do t’i referohet gjykatës, në formën e padisë njësoj si për shpifje të tjera.

Dihet botërisht tanimë se në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat, përpara se sa institucionet të thonë fjalën e tyre.

Konkretisht, akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, me një pretendim të bazuar në dokumenta joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori.Përtej dëshirës sonë që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e nderuar të Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Balla PD PS Valdrin Pjetri

Nga e njëjta kategori

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për krijimin e Agjencisë së Arsimit

më shumë...

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu siç kërkojnë t’i bëjnë Rama dhe Berisha

më shumë...

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite! Kalaja: Është i paprekshëm, por duhet rol më i fortë i SHBA-së

më shumë...

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role, komike situatat që po ndodhin me SPAK

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:07

Trump merr pjesë në bisedimet SHBA–Liban–Izrael në...

10:50

Me 76 vota pro, miratohet projektligji për...

10:48

Alibeaj: Duhen ndryshime kushtetuese, por jo ashtu...

10:46

Petraj: SPAK do të vijojë ndër vite!...

10:33

Kikia: Rama dhe Berisha kanë ndërruar role,...

10:12

Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE...

9:54

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet...

9:49

Kalaja: SPAK ka bërë hapa pas nën...

9:48

Aksident tragjik në Kavajë, humb jetën këmbësori

9:47

Kikia: SPAK nën drejtimin e Brahos është...

9:40

“Shqipëria, vend me korrupsion galopant”, Kaziaj: SPAK...

9:29

Alibeaj: Puna e SPAK e shkëlqyer, profesionistë...

9:25

Aksioni i fundit i SPAK, Petraj: Sekuestrimet...

9:14

Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen,...

8:24

“Negociatat me BE-në në ritmin e duhur”,...

8:09

Deputetët e PD bllokojnë foltoren e Kuvendit,...

7:59

Ministri izraelit: Po presim dritën jeshile të...

7:46

Zelensky: Kredia e BE do të na...

7:26

Numri i të vdekurve në Gaza shkon...

7:18

Kriza brenda qeverisë britanike, Starmer nën presion...

Më të klikuarat

  • Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthu...
  • Bashkimi i Uranit me Venusin sjell të papritura në dashuri d...
  • Tiranë/ 28- vjeçarja gjendjet e pajetë në apartamentin me qi...
  • Arjan Ndoja dëshmon në gjyqin për atentatin e Shkozetit: Jam...
  • Rama ndan pamjet nga vizita në Greqi: Ditë e ngrohtë në Athi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.