E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla i kthehet Metës: E paske tharë shishen e rakisë së dëllinjës që në mëngjes

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta, pas reagimit të këtij të fundit se “Presidenti është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës”.

 

Balla shkruan me ironi se “Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës”.

 

“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!”

 

Më herët, Balla paralajmëroi se kur të mbarojë numërimi i votave, mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Vazhdo të lexosh