E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla ftesë Bardhit: Ulemi dhe zgjedhim Avokatin e Popullit, duhet të mos jetë figurë e spikatur në PD dhe PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar konsensusin e opozitës për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit. Balla ka ftuar në një takim kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhin, duke kërkuar që ky vendim të merret brenda katër javësh.

 

Reklamë

“Ftoj Bardhin javën e ardhshme që të ulemi bashkë dhe nga 15 emra, të zgjedhim bashkë 3-4 emra që i kalojmë në votim”, tha Balla nga foltorja e Kuvendit.

 

Nga ana tjetër, Balla ka nënvizuar se Avokati i Popullit nuk duhet të jetë figurë e spikatur as e PD dhe as e PS, por duhet të jetë i barazlarguar nga të dyja forcat politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë