Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga Korça i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me një ndër ngjarjet më të bujshme të botës së krimit, zhdukja e Ervis Martinajt. Ai theksoi se autoritetet po punojnë pandaluar për të zbardhur ngjarjen, pa dhënë detaje lidhur me ecurinë e hetimeve.

“Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm angazhimeve publike. Policia e shtetit e bën punën 24 orë, edhe ndaj këtij angazhimi. Pjesë e analizës sot do jenë dhe ngjarje të vjetra kriminale të Korçës. “

Lexo edhe :

Related Posts

Nga ana tjetër, Balla theksoi se po punohet për arritjen e një marrëveshje esktradimi me autoritetet e Emirateve të Bashkuara, që njihen si “parajsë” për të shumëkërkuarit.

” Po punojmë për një gjë të tillë. Lidhet në mënyrë të qenësishme. Nuk pranojmë që persona që kanë hesape me drejtesine shqiptare të fshihen diku. Besoj do arrijme me çdo vend një marrëveshje të tillë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, lidhur me krimet në familje, Balla kërkoi që çdo qytetar të drejtohet tek autoritetet kur cënohet/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *