E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Balla: Edhe partitë opozitare rumune “Pro” integrimit të Shqipërisë

Kreu I grupit parlametar i PS, Taulant Balal në kuadër të vizitës që po zhvillon në Bukuresht, në Rumani, është takuar edhe me drejtues të lartë të partive parlamentare të opozitës.

 

Takimet I ka njoftuar vetë Balla në një postim në profilin e tij në Facebook, ndërsa shkruan se edhe partitë opozitare të Rumanisë kanë firmosur mocionin e votë-besimit të qeverisë aktuale për mbështetjen e fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 

“Gjatë vizitës në Bukuresht zhvilluam takime edhe me drejtues të lartë të partive parlamentare të opozitës. Në Grupin Parlamentar të Partisë Nacional-Liberale u takuam me nën/Kryetarin e Dhomës së Deputetëve zotin Marilen Pirtea, dhe me nën/Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme zotin Ben-Oni Ardelean. Në Grupin Parlamentar Pro-Romania u takuam me Kryetarin e Partisë dhe të Grupit zotin Viktor Ponta. Edhe partitë opozitare të cilat tashmë kanë firmosur mocionin e votë-besimit të Qeverisë aktuale, mbështesin plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë