E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla e Braçe në zyrën e Xhafajt

Në kulmin e akuzave të opozitës ndaj ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, krerët e grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Erjon Braçe, i janë drejtuar paraditen e kësaj të mërkure Ministrisë së Brendshme. Takimi me ministrin Xhafaj mësohet se ka zgjatur pak minuta dhe në qendër të tij ishte situata e krijuar pas sulmeve të opozitës, sipas të cilës Xhafaj ka ndikuar që i vëllai të mos ekstradohej në Itali për të vuajtur dënimin për trafik droge. Një ditë më parë Taulant Balla pasi hodhi dyshime mbi vërtetësinë e një përgjimi të publikuar nga opozita dhe kërkoi që Prokuroria të zbardhe të vërtetën e saj.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë