Subscribe

Largimi i çdo efektivi te lidhur me krimin, rritja e pagës si dhe investimet janë prioritetet që Ministri i brendshëm Taulant Balla renditi përpara efektivëve të rinj, të cilët u betuan këtë të mërkurë pasi veshën zyrtarisht uniformën blu. Gjatë ceremonisë së certifikimit të atyre që përfunduan kursin për patrullë të përgjithshme Balla tha se shërbimi policor duhet përmirësuar për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Reformimi dhe vetë-pastrimi i brendshëm, investimet në teknologji e infrastrukturë, angazhimi i Qeverisë për të mbështetur rritjen e pagave në mënyrë të ndjeshme këtë vit, janë hapa të rëndësishëm në synimin tonë për të patur një shërbim policor të duhur, për Shqipërinë kampion e Ballkanit në turizëm dhe jo vetëm në turizëm.

Ndër të tjera Balla u ndal edhe te operacionet e fundit si “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” që sipas tij kanë rritur besueshmërinë e policisë tek qytetarët.

Sondazhet e fundit na indikojnë një mbështetje prej 70% të qytetarëve për Policinë dhe operacionet e mëdha kombëtare të nisura muajt e fundit ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’, ku synimi është rritja e sigurisë në shkolla, goditja e shpërndarësve të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje e paligjshmërisë kudo gjendet.

Ministri i Brendshëm premtoi se politikat e strehimit do të vijojnë për të gjithë efektivët në mënyrë që të përfitojnë kredi të buta./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *