Subscribe

Ndërkohë që grupet negociatore të Shqipërisë dhe Greqisë po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje për përcaktimin e kufirit detar, ish-kryeministri Sali Berisha akuzon se pala shqiptare është vendosur nën presionin e fqinjëve. Sipas tij Rama, është gati të falë detin. Edhe pse flet me burime, por pa i specifikuar ato, Berisha thotë se në mënyrë arrogante grekët i kanë dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen që duhej pranuar.

 

“Nuk mund të shqipërojnë fjalën etike, pjesë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe koncesione. Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur mosaprovim të plotë për të këtë qëndrim, kanë bërë letra për brutalitetin dhe imponimin që kërkon pala greke. Famozi ishulli Oton merr fuqi të plotë për ujerat territorial dhe zonën ekonomike”

 

Në përgjigje të akuzave të ish-kryeministrit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, e akuzoi për tradhti kombëtare, teksa i kujtoi marrëveshjen e vitit 2009, e rrëzuar më pas nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

 

 “E them shumë qartë, makthi yt Sali për marrëveshjen me Greqinë nuk të shpëton dot. I vetmi tradhtar për marrëveshjen me Greqinë je ti Sali”

 

Për të nisur negociatat zyrtare për arritjen e një marrëveshjeje  për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, janë zhvilluar një sërë takimesh në rang ministrash të Jashtëm. Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias janë takuar në Kretë dhe Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *