Subscribe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në eventin ‘Siguri – Vlerësim – Mbështetje’, tha se buxheti 2024 do t’i japë mundësinë që të bëhet rritje e konsiderueshme e pagave në Policinë e Shtetit.

 

Në fjalën e tij Balla tha se mbështetja për uniformat blu do të jetë edhe për strehim kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja.

 

“Rritja e standartit të jetesës dhe përmirësimi i kushteve të shërbimit të çdo punonjësi policie, që nga kushtet financiare deri tek kushtet e strehimit kur shërbejnë jashtë vendbanimit apo krijojnë familje të reja.

 

Prandaj e bëmë fakt dhe kemi tashmë gati 100 banesat e para për vitin 2023, bashkë me të paktën 300 banesa të tjera gjatë 2024 dhe 500 të tjera një vit më pas, të cilat do t’u jepen familjeve të reja të punonjësve të policisë së shtetit që tashmë janë në fazën e përzgjedhur bazuar në kritere të mirëpërcaktuara.

 

Buxheti 2024 do të na japë mundësinë të bëjmë një rritje të konsiderueshme të pagave në Policinë e Shtetit dhe gjatë vitit tjetër t’i japim një zgjidhje përfundimtare pagesës së munguar të ushqimit për çdo punonjës policie”, tha Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *