E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Balla: Berisha dikur u vinte tritolin shtyllave, sot pengon ardhjen e vaksinave

Drejtuesi Politik i PS në Elbasan, Taulant Balla hodhi akuza për ish-kryeministrin Sali Berisha nga një takim që pati me banorët e Katundit të Ri në Elbasan.

 

Duke e ndalur theksin te siutata në aeroportin “Nënë Tereza”, Balla tha se Berisha u përpoq të pengonte ardhjen e vaksinave.

 

“Këto janë zgjedhje që njerëzit duhet të bashkohen, jo të ndahemi sepse nëse ndahemi nuk kemi siguruar asgjë. Dy vitet e fundit jemi përballur me dy sprova që duhen 100 vjet që t’i kalojë një komb. Ne kishim dhe tërmetin përveç pandemisë. Do ju lutesha, kush nuk e ka bërë vaksinën, mos bini pre e mashtrimeve të Sali Berishës. ‘Facebook’-u i Saliut është burimi i lajmeve të rreme më të mëdha në botë. Ajo që ndodhi në Rinas është shprehja më kuptimplotë e çfarë ata janë në gjendje të bëjnë. Teksa në ajër ishte avioni me 100 mijë vaksina të tjera, njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës vendosën të bllokonin fluturimet e Shqipërisë, që avioni me 100 mijë vaksina të mos vinte dje. Kjo është një e vërtetë që ne e kemi parë. Kur Saliu ishte në opozitë i vinte tritolin shtyllave të tensionit të lartë, dje dhe sot u mundua të pengonte ardhjen e vaksinave dhe fluturimet e Shqipërisë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë