Subscribe

Pas publikimit të shkrimit në “Mother Jones”, Partia Socialiste akuzon kreun e opozitës Lulzim Basha se përmes biznesmenëve rusë, që kanë lidhje me Kremlinin, ka paguar 1 milionë dollarë për lobim për foton me Presidentin Donald Trump dhe takime me kongresmenë amerikanë.

 

Për këtë Tualnt Balla ngre dy hipoteza se si mund të ketë mbërritur paratë tek lobuesi amerikan.

 

“Hipoteza e parë, paratë nuk janë paguar nga vetë PD por nga Moska. Në qoftë se është e vërtetë, do të përbënte një precedent shumë të rrezikshëm të ndërhyrjes së Kremlinit në politikën shqiptare”.

 

“Hipoteza e dytë, paratë janë paguar nga PD, por që kanë përdorur nga biznesmenët rusë për të fshehur prejardhjen e tyre.”

 

Zyrtari i lartë socialist ngriti pyetjen se cila është lidhja e kreun demokrat me biznesmenët rusë.

 

“Çfarë interesi kanë biznesmenët rusë në Shqipëri. Çfarë u ka premtuar Lulzim Basha rusëve për të fituar mbështetjen e tyre qoftë financiare, qoftë politike?”

 

Balla këmbënguli se ndryshe nga ç’pretendon PD, shkrimi nuk është porositur nga socialistët. Ndërkohë që duke theksuar rritjen e influencës ruse në vendet e rajonit, Balla theksoi se Basha duhet të japë shpjegime me mbi gjithçka del nga investigimi i medias amerikane.

 

“Provat tregojnë se PD është aleate besnike e Kremlinit në vendin tonë”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *