E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Balla: Basha po provokon shqiptarët duke tundur flamurin e leckosur të destabilizimit

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka akuzuar liderin demokrat, Lulzim Basha se po vazhdon të provokojë popullin shqiptarë.

 

Reklamë

Në një postim në “Facebook”, Balla duke u ndalur tek hetimet ndaj Bashës për lobimet në SHBA, shprehet se lideri PD është një I pandehur I drejtësisë që po kërkon, sipas tij, destabilitetin në vend.

 

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 30 qershorit, Balla thekson se ato të zhvillohen dhe se opozita do të marrë përgjigjen përfudnimtare nga populli shqiptar.

 

“Lulezim Basha, i cili vazhdon akuzon çdo kundërshtar me një gjuhë të shfrenuar balte, sot është një i pandehur me akuzë te ngritur si rrjedhojë e hetimeve amerikane, britanike dhe shqiptare. Lulezim Basha, i cili vazhdon provokon popullin shqiptar, duke tundur dëshpërimisht flamurin e leckosur të destabilizimit, sot është një i akuzuar nga drejtesia për fallasifikim dhe deklarim të rreme të pagesave prej afro 1 milionë dollarë para ruse.  Lulezim Basha, i cili vazhdon të rrotullojë pllakën e gramafonit të tij të prishur, sot është një i akuzuar nga drejtesia, që mbrëmë në një tentative të turpshme dhe të paligjshme, ka penguar me dhunë rrugën e Kryeministrit Edi Rama dhe të Presidentit të Partisë Socialiste Europiane eurodeputetit Sergei Stanishev, teksa shkonim sëbashku nga Prrenjasi për në takimin elektoral të Librazhdit. Lulzim Basha, njeriu që duhet të ishte hetuar e ndërshkuar me kohë për paratë e pista që ka përdorur në fushatën elektorale të 2017-ës, është urdhëruesi dhe arësyeja se pse Policia e Shtetit ka reaguar për të mbrojtur ligjin nga disa mjeranë që duhet të ndërshkohen në mënyrë shembullore, në bazë të ligjit. Lulzim Basha duhet ta harrojë se mund ta intimidojë Shqipërinë dhe Partinë Socialiste, me grupe idiotësh. 30 Qershori po vjen dhe përgjigjen e merituar të popullit shqiptar, as Lulzim Basha, as Saliu, as Monika dhe as Iliri, nuk e ndalin dot me dëshpërimin e tyre.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë