Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se punët e bëra nga kryeministri Edi Rama nuk do të bëheshin dot kurrë nëse në krye të qeverisë do të ishte Lulzim Basha.

 

Nga Cërriku, ku u takua me banorët e zonës, Balla sulmoi edhe presidentin Ilir Meta. Ai komentoi edhe kërkesën e SPAK për të burgosur për dy vjet ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

 

“Në 25 prill do zgjedhim se në cilin drejtim duhet të ecë Shqipëria, a do të vazhdojë të ecë Shqipëria në këtë drejtim të çuarjes përpara të reformës në drejtësi? Kush mund ta mendonte këtë më parë se në Shqipëri Prokurori i Përgjithshëm mund të dënohej nga drejtësia dhe prandaj Ilir Meta ka braktisur presidencën dhe ka kaluar të bëjë rojen e ndonjë selie të ndonjë partie politike. I bëj thirrje çdo banori të bashkisë Cërrik dhe të gjithë Elbasanit, është koha që të mos shkojmë asnjë votë dëm. Nuk mund t’i japim votë LSI-së dhe padyshim që çdo votë për PD-në është një votë për Ilir Metën. Lulzim Basha nuk është dhe nuk mund të krahasohet dot me fuqinë transformuese të Edi Ramës. Tani t’i themi gjërat troç; edhe demokratët që mund të jenë këtu. Beson ndonjëri nga demokratët që Luli mund të bëjë dot punën e Edi Ramës?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *