Subscribe

Për socialistët në pushtet, opozita është treguar e papërgjegjshme në aksionin e saj politik. Kryetari grupit parlamentar të PS Taulant Balla, akuzon kreun demokrat Lulzim Basha për pozicionin kundër çeljes së negociatave.

a

“Është për të ardhur keq që në Parlament kemi një opozitë të papërgjegjshme. Unë jam shpresëplotë, se pavarësisht sensibiliteteve kundër zgjerimit që ka në disa vende ne të kemi mundësi të marim një datë për hapjen e negociatave, Lul Basha thotë që Shqipërisë nuk duhet t’i hapen negociatat”.

 

Për Ballën, meritë për rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian ka Partia Socialiste e cila këmbënguli në zbatimin e reformës në drejtësi.

 

“Rekomandimi për hapjen e negociatave nuk ishte një fitore e PS. Sigurisht që PS meriton gjithë vlerësimin, sepse ishte PS ajo që përmbushi kriterin kryesor që para 4 vitesh nuk mendohej se mund të realizohej ndonjëherë, e që ishte pastrimi i sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Para 4 vitesh nuk e besonte njeri”.

 

Deklaratat kreu i grupit të PS-së i bëri gjatë një takimi në Elbasan, të Akademisë Politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *