Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se kryeministri Rama do të depozitojë në Komisionin e Reformës Zgjedore amendamente që do të shtrëngojnë deklarimin e çdo kadnidati që do të garojë në fushatat elektorale.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se nisma ndërmarrë pas rastit të Shkodrës, ku Valdrin Pjetri pati probleme me ligjin e dekriminalizimit.

 

“Rasti i Shkodrës na bën të vetëdijshëm që kuadri ligjor nuk është i plotë dhe në këtë këndvështrim kryeministri do të depozitojë si amendamente shtrëngimet e domosdoshme dhe më të ashpra në lidhje me cdo kandidat. Le të jetë komisioni i reformës zgjedhore që ti shqyrtojë.”

 

Balla u ndal edhe tek çështja e negociatave me BE, ku u shpreh besimplotë se Shqipëria e Maqedonia e Veriut e meritojnë fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në union.

 

“Jemi besimplotë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meriton plotësisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Fillimi i bisedimeve nuk është vetëm fitore e Qeverisë, por e aspiratës së shqiptarëve.”

 

I ndalur tek prioritetet e këtij viti të punës së Kuvendit, Balla I bëri ftesë PD-së që të ushtrojë të drejtën e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

 

“Reforma zgjedhore është kryefjala e këtij sesioni parlamentar, jo vetëm me ju, por edhe opozitës jashtë parlamentare, duke i garantuar PD-së një vend për përfaqësuesin e saj, duke i garantuar edhe veton. Përsëris edhe njëherë atë që kryeministri rishprehu që, ne mirëpresim që edhe PD të ushtrojë të drejtën e saj në këtë komision”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *