Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla ndoqi nga afër kete te hene operacionin humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë në 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit.

Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja, Balla ndoqi përgatitjet e pakove ushqimore që do të vijojnë të shpërndahen në ditët në vijim.

Kryetari i Grupit Parlamentar kërkoi nga bashkitë të tregohet vëmendje e shtuar sidomos ndaj moshës së tretë duke plotësuar të gjitha nevojat që ata kanë, në mënyrë që të mos dalin nga shtëpitë:

 

“Në të gjithë qarkun e Elbasanit, deri tani, janë asistuar me ndihmë ushqimore rreth 7 mijë familje. Gjithashtu janë asistuar të moshuarit me barna dhe me shërbime të tjera të cilat ata kanë nevojë.Do ta vazhdojmë këtë operacion të gjërë humanitar, për t’ju gjendur atyre që realisht kanë nevojë.”

 

Por, Balla kërkoi gjithashtu nga qytetarët që të tregojnë solidaritet në këto ditë të vështira, duke shtuar se çdo rast do të verifikohet dhe nuk do të lejohen abuzime:

 

“Dua t’u them të gjithë atyre që kanë vila të heqin dorë nga të kërkuarit pako ushqimore të cilat nuk u takojnë. Pakot ushqimore janë për ata që janë realisht në nevojë.”

 

Balla nuk kurseu as përgjigjen ndaj opozitës, e cila as në këtë luftë, nuk ka dhënë kontributin dhe solidaritetin e saj, por siç tha ai, vjell vrerë ndaj qindra djem e vajzave që sot punojnë me përkushtim për t’ju gjendur familjeve në nevojë:

 

“Kjo është një luftë dhe në luftë duhet të jemi të gjithë bashkë. Atyre që nga ekranet e TV-ve dhe nga rrjetet sociale vijojnë çdo ditë të hedhin vrerë mbi këtë punë kolosale që po bëhet nga këto djem e vajza, dua t’u them: Kjo është një punë që po bëhet me ndershmëri, punë që po bëhet në kuadër të një lufte me një armik të rrezikshëm. Në fund të luftës do të shohim kush kishte të drejtë dhe kush ja fut kot nga mëngjesi bnë darkë”.

 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit tha se u jane shpërndarë deri tani 1500 pako ushqimore familjeve në nevojë.

 

Më pas, Balla e Llatja inspektuan situatën në qytet përsa i përket lëvizjeve, tashmë më të kontrolluara të qytetarëve. Ata hasën edhe në të moshuar të cilëve ju kërkua të qëndrojnë në shtëpi dhe të telefonojnë për çdo nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *