E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Baleti “misterioz” në Tiranë

 

Titulli është misterioz, ashtu sikurse do të mbeten mister edhe shumë detaje deri në shfaqjen e 4 tetorit kur koreografi i njohur shqiptar Angjelin Preljocaj do të sjellë në Tiranë krijimin e tij më të ri.

 

Ambasada franceze që sjell në Tiranë, jo vetëm Preljocaj, por edhe artistët franceze që do ta jetëzojnë baletin misterioz, zbulon vetëm pak nga detajet.

Reklamë

 

Do të jetë një shfaqje shumë e bukur dhe është premierë botërore për Shqipërinë. Angjelin Preljocaj ka zgjedhur ta prezantojë në Shqipëri e më pas të vijojë rrugëtimin në skena të tjera ballkanike e europiane. Mund të zbulojmë vetë që pjesa e parë e shfaqjes është një duo pasionante që Preljocaj e ka krijuar në vitin 1982, ndërsa pjesa e dytë dicka krejtësisht e re, që ngjit në Pallatin e Kongreseve 6 balerinë francezë.

 

Baleti është edhe pikënisja e Festivalit të Dancit Kontemporan që për të 12 vit e sjell pedagogu dhe koreografi Gjergj Prevazi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë