Subscribe

Shkodra është një tjetër qytet në Shqipëri që po përjeton frikën e lojës online “Balena Blu”. Nga mesha e shenjtë në katedralen e “Shën Shtjefnit” ku bëri kungimin e 70 fëmijëve, famullitari i Shkodrës Dom Artur Jaku u ndal pikërisht tek ky fenomen. Kleriku tha se rinia është e pambrojtur dhe e kërcënuar nga rreziqe të shumta që vijnë nga bota e teknologjisë.

 

“Vendi ynë nuk është i varfër vetëm në aspektin shpirtëror. Por kjo nuk ndodh vetëm në vendin tonë. Një prej skllavërive që koha moderne po na ofron është teknologjia, interneti. Ju ndoshta keni dëgjuar për programin e “Balenës Blu”. Nuk e di a jeni të vetëdijshëm sesa e rrezikshme është. Kam pasur disa raste prej fëmijëve që vinë në kishë u një prej tyre më ka thënë që motra imë ka prerë dorën për të bërë shenjën ë balenës duke rrezikuar të presë edhe damarët”.

 

Dom Artur Jaku nuk kurseu këshillat për fëmijët dhe prindërit e pranishëm.

 

“Ky program po skllavëron adoleshentët. Ju lutem prindërve kontrolloni fëmijët, nuk mjafton t’i blesh fëmijës një telefon dhe t’i thuash bëj çfarë të duash.”

 

Të martën, ishte Drejtoria e Arsimit Publik në Gjirokastër që denoncoi këtë fenomen, pasi një 12-vjeçare e shkollës “Koto Hoxhi”, kishte rënë në pre e kësaj loje, duke shkuar deri në dëmtim të vetvetes e mohim të ushqimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *