Subscribe

Balaj shpallet lojtari i muajit

Me 4 gola ne kampionat, nje ne kupe dhe nje asist Bekim Balaj është shpallur lojtari i muajit te ekipi i Terek Groznit. Shkodrani ka surprizuar ne kampionatin rus teksa po ben nje paraqitje mbresëlënëse qe ne sezonin e tij te pare te skuadra Cecene. Ne tre ndeshjet e fundit ne kampionat, sulmuesi i kombëtares është shpallur lojtari me i mire duke rrëmbyer nga tre pike ndërsa ne nje ndeshje u rëndit i treti me vetëm nje pike. Ne përfundim te anketës nga klubi dhe i publikuar ne faqen zyrtare, Bekim Balaj u shpall lojtari i muajit ne vend te pare me 10 pike duke lene me diference lojtaret e tjerë ne renditje.

Vazhdon forma e mire e Llullakut

Asdren Llullaku nuk ka arritur te thelloje distancën ne krye te listës se golashënuesve ne javën e 14 te kampionatit rumun te futbollit. Por ne fitoren e skuadrës se tij Gaz Metan 2-1 ndaj Csm Jashi futbollisti i kombëtares ishte protagonist qe nga minuta e pare e deri ne fund. 28-vjeçari nga Istogu pati nje rast te arte, por pa arritur te zhbllokonte shifrat. Edhe pse miqtë gjeten te paret rrjetën, Gaz Metan arriti jo vetem te barazonte por edhe te shënonte golin e fitores ne minutën e 90 nga Trtovac qe përfitoi nga nje pasim i Llullakut. Per golashënuesin shqiptar, i cili ka shpërthyer kete sezon jane vene ne levizje shume skuadra si Steaua, Dinamo apo deri ne Turqi, ndërsa mediat vendase janë te bindura se martesa e tij me Gaz Metan do te përfundoje ne merkaton e janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *