Kombëtarja shqiptare nisi përgaitjet për dy takimet e radhës eleminatore të euro 2020. Kuqezinjte filluan programin stërvitor në Durrës  para se të udhëtojnë drejt Francës ku do të luajnë ndaj gjelave në datë 7 shtator në Paris. Më tej në 10 shtator do të jetë radha e duelit me Islandën në Elbasan Arena.

Dalja e parë për mediat ka qënë e dyshes Balaj dhe Strakosha. Futbollistët kuqezinj shprehen optimizëm se mund të surprizojnë kampionet ë  botës brenda në fushën e tyre.

Sulmuesi shkodran Balaj, duke vlerësuar shkallën e vështirësisë që ka Franca, thotë se shqiperia do të shkojë atje për pikë, sidomos nisur nga pozita jo e mirë që ka në klasifikim pasi ka humbur 2 takime.

Ndërkohe portieri Strakosham tha se dy ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës do të tregojnë një pamje më të qartë nëse kuqezinjte mund të kenë shanse për kualifikim në europian apo jo. Ai ironizoi edhe përjashtimin nga ish trajneri Panucci në takimet e para për shkak se humbi avionin. Strakosha tha se shyqyr që këtë herë e kishte kapur në kohë avionin.

Pas kater takimeve te para, Shqiperia e trajnerit Reja ka 6 pike, me 2 fitore dhe 2 humbje, 3 pike me pak sesa Franca, Turqia dhe Islanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *