Subscribe

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas akuzave të PD se ai ka patur lidhje me grupin “ Bajri”, prej të cilit janë arrestuar 11 persona. Nga Shkodra Bushati ka inkurajuar institucionet për të vazhduar luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ka akuzuar opozitën për shpifje.

 

“Besoj se duhet të tregohemi të gjithë të duruar me opozitën që ka humbur besimin te vota, besimin tek koncepti alternativ ndaj qeverisë dhe për sa kohë e ka humbur këtë besim nuk është se do të presim ditë më të mira në këtë drejtim. Thjesht shpreh keqardhjen time më të madhe për nivelin e debatit për shpifjet që tentojnë të helmojnë hapësirën publike. Nga ana tjetër dua ti bëj thirrje të gjithë institucioneve të shtetit të së drejtës të vazhdojnë luftën pa kompromis kundër krimit dhe kundër korrupsionit. Shpresoj që dhe opozita të bëj të njëjtën gjë”

 

Sipas Bushatit, akuzat e pabazuara qe po mbizotërojnë klasën politike po krijojnë një atmosferë penguese për procesin e integrimit europian.

 

“Situata politike natyrisht e bazuar mbi trillim edhe  shpifje, duke përfshirë dhe Shkodrën nuk është një atmosferë që mund të krijojë terrenin e përshtatshëm për të ecur më shpejt në procesin e integrimit evropian. Nga ana tjetër më duhet të them që reformat që ju i referoheni janë më tepër kërkesë e vetë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, se sa e komunitetit ndërkombëtar.”

 

Partia Demokratike e ka akuzuar Bushatin se ka patur lidhje me grupin Bajri dhe se e ka përdorur këtë grup gjatë zgjedhjeve të kaluara për të influencuar tek votuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *