Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë...

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike...

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni tek ëndrrat...

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të...

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi ynë i...

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për spastrim etnik...

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen e të...

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet...

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Bajram Begaj viziton Austrinë, pritet nga kancelari Christian Stocker

25 Mars 19:23

Një pritje me nderime të veçanta iu rezervua Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, nga Kancelari austriak, Dr. Christian Stocker. Kreu i Shtetit i përcolli Kancelarit Stocker mirënjohje për mbështetjen e Austrisë ndaj Shqipërisë në momentet kyçe të historisë, duke theksuar rolin thelbësor dhe mbështetjen e palëkundur politike në rrugëtimin e Shqipërisë për integrimin evropian.

“Partneriteti Shqipëri-Austri bazohet në vlerat e përbashkëta, demokracinë, paqen dhe stabilitetin. Këto parime na bashkojnë dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të adresuar sfidat rajonale dhe globale dhe për të nxitur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjatë”, vlerësoi Presidenti Begaj.

Në takim u riafirmua angazhimi që krahas marrëdhënieve të forta politike të avancohet edhe me bashkëpunimin ekonomik.

“Shprehim mirënjohjen për rolin e madh që kanë luajtur investimet kapitale të hershme austriake në ekonominë tonë”, – u shpreh Kreu i Shtetit, i cili nënvizoi dhe ndihmën e qeverisë austriake në reformimin e arsimit profesional dhe të sistemit të drejtësisë, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, si dhe investimet austriake në Shqipëri.

Gjatë takimit u vlerësua forcimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe i investimeve dhe lidhjeve tregtare midis Austrisë dhe Shqipërisë. Qeveria austriake ka qenë një nga donatorët më të rëndësishëm që ka mbështetur ndër vite reformën e sistemit të arsimit dhe formimit profesional në vendin tonë. Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria është e interesuar të thellojë bashkëpunimin në fushën e arsimit universitar, si dhe të formimit profesional. Shqipëria, – nënvizoi Presidenti Begaj, – është gjithashtu e interesuar të presë shumë më tepër investime direkte austriake në sektorë të ndryshëm, përfshirë energjinë, naftën, turizmin, transportin, infrastrukturën, bujqësinë, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, e të tjera.

Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria ofron një klimë tërheqëse investimi dhe se në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve ka potencial për shfrytëzim, në rradhë të parë parë në turizëm, ku Shqipëria po njeh një zhvillim shumë pozitiv.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Austri BEgaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare për pronësinë shtetërore si në vendet e BE

më shumë...

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën e brendshme të Shqipërisë

më shumë...

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët e Patos-Marinzës marrin 4 milionë lekë për dynym

më shumë...

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e pikës strategjike në ngushticën Bab el-Mandeb

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:23

“Moratorium për pasuritë publike”, PD: Politikë kombëtare...

3:05

Ambasadori bullgar nga Pusteci: Nuk komentoj politikën...

2:56

Pas disa ditësh protestë, Bankers tërhiqet, banorët...

2:51

Rebelët Houthi zgjerojnë territorin, marrin kontrollin e...

2:50

Rama me nxënësit fitues të olimpiadave: Besoni...

2:42

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të...

2:40

Klodiana Spahiu merr drejtimin e Shëndetësisë: Objektivi...

2:23

Kur e kupton që një djalë të...

2:23

Reklamonin p*ostitucionin në rrjetet sociale, arrestohen tre...

2:20

Tre shenjat e zodiakut që s’do ta...

2:06

GJKKO në mbrojtje të magjistratëve, padi kundër...

1:50

AfD kallëzon penalisht kancelarin Merz: Deklaratat për...

1:37

“Do të ta pres kokën”, kërcënoi mësuesen...

1:36

Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja...

1:19

Protesta e banorëve të Patos-Marinzës për qiratë,...

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

Më të klikuarat

  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Ndryshime në qeveri, Ervin Demo zëvendëson Besfort Lamallari...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.