Bajerni i Mynihut fiton superkupen

Bajerni i Mynihut e filloi ne mënyrën sezoni e ri, duke ngritur superkupen e Gjermanisë përballe rivalit te përjetshëm Borusia Dortmund. Ne Signal Iduna Park, bavarezet fituan me rezultatin 2-0, triumfi i pare per Karlo Ancelotin ne sezonin e tij te pare. Ishin ne fakt djemtë e teknikut Tuhel, te cilët edhe pse pa yllin Rojs rrezikuan shume drejt portës kundërshtare, duke humbur dy gola te sigurt me Abumejang dhe Ramos. Por ne pjesën e dyte, gjithçka ndryshoi ne favor te skuadrës se Karlo Ancelotit, te cilët ne minutën e 58 zhbllokuan shifrat me Arturo Vidal. Borusia provoi te reagonte, por ne minutën e 79 erdhi dhe goli i nokautit me Andreas Myller. 2-0 rezultati përfundimtar, Bajerni e fillon ne mënyrën me te mire, duke fituar Der Klasiker.

Superkupa, Barcelona pranë trofeut të parë

Barcelona një hap larg trofeut te pare sezonal ne Spanje. Ne takimin e pare te vlefshëm per superkupen, katalanasit fituan 2-0 ne takimin e pare ne Ramon Sanchez Pizjuan, duke e bere gjithçka e me te lehte per ndeshjen e kthimit. Nje pjese e pare jo e mire per skuadrën e Luis Enrike jo vetem me disa mungesa, por edhe me dëmtime pas daljes se francezit Metju dhe Injesta. Por gjithçka ndryshoi ne pjesën e dyte fale treshes Luis Suares – Arda Turan – Denis Suarez. Ne minutën e 54 Luis Suarez zhbllokoi shifrat, ndërsa 9 minuta nga fundi El Hadadi vulosi shifrat përfundimtare 2-0. Ditën e mërkure ne Kamp Nou, do te luhet akti i dyte i superkupes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *